Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


E enjte, 23 dhjetor 2010

FJALIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOVSKI, ME RASTIN E SHËNIMIT TË NJËMIJENJËQIND VJETORIT TË PREHJES SË SHËN NAUMIT MREKULLIBËRËSIT

Mbledhja e sotme solemne e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mënyrë të vetme e përmbyll shënimin e njëmijenjëqind vjetorit të prehjes së Shën Naumit Mrekullibërësit , i cili së bashku me Shën Klimentin e Ohrit janë mësuesit me të afërt dhe trashëgimtar të vëllezërve Cirill dhe Metodij. Shënimi i cili ishte përcjellë me takime të ndryshme shkencore dhe kulturore në të cilën u shqyrtuan, para së gjithash, jeta dhe vepra e Shën Naumit Mrekullibërësit. Në të gjitha manifestimet, përveç Kishës Ortodokse Maqedonase - Peshkopatës së Ohrit, pastaj Akademia e shkencave dhe arteve të Maqedonisë, në mënyrë aktive ishte përfshirë edhe shteti, përkatësisht institucionet e ndryshme shtetërore

më shumë...



E enjte, 23 Dhjetor viti 2010, Jerusalem

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË REALIZOI TAKIM ME KRYETARIN E SHTETIT TË IZRAELIT, Z. SHIMON PEREZ

Kryetari Veljanovski edhe një herë u shpreh i kënaqur me pritjen e ngrohtë dhe të përzemërt, duke theksuar se shteti i Izraelit në Republikën e Maqedonisë ka mik të sinqertë që do të kujdeset për interesat e saja jetike. Republika e Maqedonisë si  anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian do të jetë përkrahës i Izraelit. Duke shprehur kënaqësi  nga niveli i lartë i vizitave të realizuara gjatë këtij viti, kryetari theksoi se kjo është tregues i zhvillimit intensiv të marrëdhënieve midis dy vendeve.

më shumë...



E mërkurë, 22 dhjetor 2010, Jerusalem

Kryetari i kuvendit të Republikës së Maqedonisë realizoi takim me kolegun e tij, kryetarin e Knesetit të Izraelit, z. REUVEN RIVLIN

‘’Marrëdhëniet miqësore ndërmjet Maqedonisë u vërtetuan me pranimin e ngrohtë dhe të sinqertë i cili ishte organizuar në nivel më të lartë. Në atë mënyrë dhamë porosinë se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë në nivel të atillë të cilëve do t’ia kanë lakmi shtetet e tjera’’ deklaroi kryetari Veljanovski.

më shumë...



E martë, 21 dhjetor 2010, Jerusalem

Takim i delegacionit të kuvendit i udhëhequr nga Kryetari Veljanovski, me ministrin e Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministrin e Shtetit të Izraelit, z. Avigdor Liberman

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski, në përbërjen e së cilës janë edhe deputetët z. Pavle Trajanov, kryetar i grupit të deputetëve për bashkëpunim me parlamentin e Shtetit të Izraelit, znj. Sllavica Grkovska dhe z. Xhevat Ademi anëtar të grupit, në pjesën e parë të vizitës zyrtare të Shtetit të Izraelit, realizoi takim me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e punëve të jashtme të Shtetit të Izraelit, z. Avigdor Liberman

më shumë...



E martë, 07 dhjetor 2010

Maqedonia posedon vlera të cilat tani më luajnë rol të veçantë në BE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z.Trajko Veljanovski e pranoi ambasadorin e ri të emëruar, të jashtëzakonshëm  dhe të autorizuar të Rendit Sovran Ushtarak  të Maltës, Shkëlqesinë e Tij Pavell Gierinski.

më shumë...



E premte,5 nëntor 2010

Delegacioni i kuvendit në takim me kryetarin e senatit të Kanadasë

Duke u dëshiruar mirëseardhje kolegëve nga Maqedonia, kryetari i Senatit të Kanadasë, z. Noel Kinsela, duke potencuar se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve ka histori të gjatë,e cila i tejkalon kufijtë e vitit 1991, dhe se Kanada pa vështirësi e përdor fjalën Maqedoni për ndonjë i cili vjen nga Republika e Maqedonisë

më shumë...



E martë, 02 nëntor 2010

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovksi dhe delegacioni i kuvendit realizuan takimin e parë me kolegët e tij kanadez

Kryetari i njohu kolegët e tij se institucionet shtetërore janë të drejtuar drejt krijimit të klimës së volitshme afariste, nxitjen e konkurrencës, në bashkëpunimin ndërkombëtar tregtar dhe promovim të investimit

më shumë...



E hanë , 01 nëntor 2010

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski në vizitë zyrtare në Kanada

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovksi, prej sot është në vizitë zyrtare në Kanada, me ftesë të kolegut të Kanadasë, kryetarin e Odës përfaqësuese të Parlamentit të Kanadasë, z. Piter Miliken

më shumë...



E premte, 22 tetor 2010

Kryetari i Kuvendit, z. Trajko Veljanovski, e pranoi kryetarin e Qeverisë së Malit të Zi, z. Millo Gjukanoviç

Në takimin, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski, duke na rikujtuar në marrëdhëniet tradicionale miqësore ndërmjet dy shteteve, theksoi se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Malit të Zi ndajnë vlera dhe qëllime të përbashkëta, ndërsa ato janë integrimet euroatlantike. Kjo jo vetëm që kontribuon në thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale, po jep edhe kontribut të madh në stabilitetin e rajonit dhe integrimin e tij euroatlantik, theksoi kryetari Veljanovski.

më shumë...



E enjte, 14 tetor 2010

KRYETARI VELJANOVSKI DHE DEPUTETËT MORËN PJESË NË AKSIONIN HUMANITAR-DITA E SHËRBIMIT

Në fjalimin e tij përshëndetës kryetari Veljanovski theksoi se pjesëmarrja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në këtë aksion humanitar dhe bujar afirmohet dhe në vepër tregon solidaritet të përbashkët të deputetëve, pa marr parasysh dallimeve të cilët ato i kanë.  Ai , gjithashtu, shprehu vullnetin me këtë akt të përbashkët do të nxiten dhe aksione tjera të solidaritetit me qëllim që t'i ndihmohet kategorive më të prekura të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

më shumë...