E enjte, 1 dhjetor 2011
MBLEDHJA E GJASHTË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 6-të të mbajtur më 29 nëntor 2011, si trup punues amë në lexim të parë e shqyrtoi:
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjueti;
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri të ushqimit;
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri të ushqimit për kafshë.
Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të të autorizuarve të Qeverise së Republikës së Maqedonisë, morën pjesë: z. Zoran Konjanovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe z. Vojo Gogovski, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Zëvendësministri Konjanoski theksoi nevojën për miratimin e ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjin.
Në diskutimin lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjueti morën pjesë: z. Pançe Orcev, z. Malisha Stankoviq, z. Vasko Pashovski, z. Sllave Goshev, z. Svetllana Mazgalloska Vuçetiq, z. Rexhail Ismaili, z. Mevmed Xhemajloski, z. Borqe Stavrov dhe z. Dragisha Miletiq.
Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri të ushqimit dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri të ushqimit për kafshë, në cilësi të përfaqësuesve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ishin të pranishëm: z. Zoran Konjanovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe z. Dejan Runtevski, drejtor i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari.
Përfaqësuesi i Qeverisë, z. Runtevski theksoi nevojën për miratimin e ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjin.
Në diskutimin për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri të ushqimit mori pjesë deputeti Borqe Stavrov, ndërsa për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri të ushqimit për kafshë mori pjesë deputeti Pançe Orcev.
Në fund, Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, me 6 vota "për" dhe 5 vota "kundër" e miratoi Konkluzionin në vijim:
- Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave e shqyrtoi Propozim-ligjin në pikëpamje të nevojës për miratimin e ligjit, parimeve mbi të cilat duhet të bazohet ligji, marrëdhënieve themelore që rregullohen me ligjin dhe mënyrës në të cilën propozohet rregullimi i tyre dhe në pajtim me nenin 142, paragrafi 1 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë vlerësoi se Propozim-ligjet janë të pranueshme dhe duhet të jepen në lexim të mëtutjeshëm.