E mërkurë , 7 dhjetor 2011
MBLEDHJA E SHTATË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 7-të të mbajtur sot, si trup punues amë me procedurë të shkruar e shqyrtoi:
- Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për verë.
Në mbledhjen, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverise së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm z. Zoran Konjanovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Kryetarja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, znj. Lençe Nikollovska, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente për Propozim-ligjin.
Përfaqësuesi i Qeverisë theksoi nevojën për miratimin e ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjin.
Në diskutimin për Propozim-ligjin morën pjesë deputetët: znj. Lençe Nikollovska dhe z. Borqe Stavrov.
Në fund, Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për verë Komisioni e përcolli në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.