E premte, 9 dhjetor 2011
MBLEDHJA E TREMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR SISTEM POLITIK DHE MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE
Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e katërmbëdhjetë, të mbajtur më 7 dhjetor 2011, me procedurë të shkurtuar shqyrtoi:
- Propozim-ligjin për ndryshimin e ligjit për nëpunës shtetërorë;
- Propozim-ligjin për ndryshimin e ligjit për nëpunës publikë.
Propozim-ligjet i arsyetoi zëvendësministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, znj. Marta Arsovska - Tomovska.
Kryetari i Komisionit, z. Ilija Kitanoski, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, për Propozim-ligjet nuk janë parashtruar amendamentet nga propozuesit e autorizuar.
Në debatin për Propozim-ligjin për ndryshimin e ligjit për nëpunësit shtetërorë morën pjesë deputetët: znj. Ana Pavllovska-Daneva, znj. Vesna Bendevska, znj. Cvetanka Ivanova. z. Ilija Kitanovski dhe z. Kenan Hasipi.
Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive i përcolli Propozim-ligjet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.