E premte, 16 dhjetor 2011
TAKIMI I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË Z. TRJAKO VELJANOSKI ME KRYETARIN E SERBISË, Z. BORIS TADIQ

Kryetari i Kuvendit, z. Trajko Veljanoski në takimin e sotëm i theksoi marrëdhëniet e zhvilluara ndërmjet të dy shteteve dhe popujve, të cilat zhvillohen dhe mbindërtohen vazhdimisht, ndërsa në veçanti theksoi ardhmërinë e përbashkët në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Ne si parlament jemi të përgatitur që me kolegët tanë serbë t'i ndajmë të gjitha përvojat që kanë të bëjnë me procesin e integrimit, theksoi Veljanoski.
Lexo më shumë
E hënë, 12 dhjetor 2011
TAKIMI PROTOKOLLAR I KRYETARIT TRAJKO VELJANOSKI ME AMBASADORIN E SAPOEMËRUAR TË REPUBLIKËS SË AUSTRISË, Z. TOMAS MIHAELL BAJER

Njëra prej temave që u hap në takimin ishte edhe tema lidhur me thellimin e bashkëpunimit ekonomik, i cili momentalisht zhvillohet në drejtim pozitiv. Në atë kuptim u përmend edhe Forumi në Vjenë, i organizuar nga ana e Dhomës ekonomike në Austri, i cili është indikator se Maqedonia krijon klimë pozitive për investime, por edhe ekzistojnë sinjale pozitive dhe vullnet për investim në Maqedoni nga ana e kompanive austriake
Lexo më shumë