Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


E premte, 16 dhjetor 2011

TAKIMI I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË Z. TRJAKO VELJANOSKI ME KRYETARIN E SERBISË, Z. BORIS TADIQ

Kryetari i Kuvendit, z. Trajko Veljanoski në takimin e sotëm i theksoi marrëdhëniet e zhvilluara ndërmjet të dy shteteve dhe popujve, të cilat zhvillohen dhe mbindërtohen vazhdimisht, ndërsa në veçanti theksoi ardhmërinë e përbashkët në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Ne si parlament jemi të përgatitur që me kolegët tanë serbë t'i ndajmë të gjitha përvojat që kanë të bëjnë me procesin e integrimit, theksoi Veljanoski. 

më shumë...



E hënë, 12 dhjetor 2011

TAKIMI PROTOKOLLAR I KRYETARIT TRAJKO VELJANOSKI ME AMBASADORIN E SAPOEMËRUAR TË REPUBLIKËS SË AUSTRISË, Z. TOMAS MIHAELL BAJER

Njëra prej temave që u hap në takimin ishte edhe tema lidhur me thellimin e bashkëpunimit ekonomik, i cili momentalisht zhvillohet në drejtim pozitiv. Në atë kuptim u përmend edhe Forumi në Vjenë, i organizuar nga ana e Dhomës ekonomike në Austri, i cili është indikator se Maqedonia krijon klimë pozitive për investime, por edhe ekzistojnë sinjale pozitive dhe vullnet për investim në Maqedoni nga ana e kompanive austriake

më shumë...



E martë, 29 nëntor 2011, Londër

TAKIMI I KRYETARIT TRAJKO VELJANOSKI ME KRYETARIN E DHOMËS SË POSHTME TË PARLAMENTIT TË MBRETËRIVE TË BASHKUARA, XHON BERKOU

Në takimin spikeri Berkou shprehu përkrahjen e fuqishme nga ana e Britanisë së Madhe për inkuadrimin e Republikës së Maqedonisë në NATO dhe BE.

më shumë...



E hënë, 28 nëntor 2011, Londër

VIZITA E KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI NË PARLAMENTIN E BRITANISË

Gjithashtu, u diskutua edhe për Raportin e Komisionit Evropian, i cili për Republikën e Maqedonisë tre vjet me radhë është pozitiv, gjithashtu u nënvizua pjesa e punës së Kuvendit si kontribut i të gjitha partive politike.

më shumë...



E hëne, 21 nëntor 2011

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME AMBASADORIN E SAPOEMËRUAR TË REPUBLIKËS SË POLONISË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË, SH.T PZHEMISLAV ÇIZH

Në takimin, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, në veçanti theksoi marrëdhëniet shumë të zhvilluara bilaterale me Poloninë, si dhe përkrahjen e saj ndaj Republikës së Maqedonisë në procesin e integrimit tonë në NATO dhe UE.    

më shumë...



E mërkurë, 9 nëntor 2011

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYETARIN E QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, Z. SALI BERISHA

Duke folur për bashkëpunimin ndërmjet të dy parlamenteve, kryetari i Kuvendit z. Trajko Veljanoski theksoi se bashkëpunimi me parlamentin e Shqipërisë është në nivel të lartë dhe i përfshin të gjitha format në të gjitha nivelet.

më shumë...



E martë, 8 nëntor 2011

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME ZNJ. INGRID DELLTENRE, DREJTORESHË E PËRGJITHSHME E UNIONIT RADIODIFUZIV EVROPIAN

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, realizoi takim me drejtoreshën e përgjithshme të Unionit radiodifuziv evropian (URE), znj. Ingrid Telltenre

më shumë...



E enjte, 3 nëntor 2011

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME DELEGACIONIN E GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SERBISË

Në përbërje të delegacionit ishte kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Serbisë, dr. Dragisha Slijepçeviq, gjykatësi dr. Dragan Stojanoviq, gjykatësi dr. Groan Iliq, gjykatësi Millan Staniq dhe këshilltarja për bashkëpunim ndërkombëtar, znj. Ljubica Pavlloviq

më shumë...



E martë, 1 nëntor 2011

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME GRUPIN PARLAMENTAR PËR BASHKËPUNIM ME VENDET E EJL TË BUNDESTAGUT GJERMAN

Në fillim të takimit, kryetari Veljanoski e shprehu kënaqësinë e tij për mundësinë për t'u takuar me delegacionin që vjen nga vendi mik, i cili gjithmonë e përkrah Republikën e Maqedonisë. Kryetari Veljanoski theksoi se bashkëpunimi parlamentar është veçanërisht i rëndësishëm, sepse bashkëpunimi i tillë lehtëson hapjen e dyerve ndërmjet shteteve dhe popujve, prandaj takimet e përfaqësuesve nga parlamentet janë me rëndësi të veçantë. Në këtë drejtim, kryetari Veljanoski i dërgoi ftesë kolegut të tij nga Bundestagu gjerman, z. Robert Llamert që ta vizitojë Republikën e Maqedonisë.   

më shumë...



E martë, 25 tetor 2011

KRYETARI VELJANOSKI REALIZOI TAKIM ME KRYESUESIN E KRYESISË SË BOSNJËS DHE HERCEGOVINËS, Z. ZHELKO KOMSHIQ

Në fillim të takimit, kryetari Veljanoski theksoi se marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve viteve të fundit lëvizin në drejtim të shkëlqyer, duke i pasur parasysh vizitat kthyese në të gjithë nivelet. Kryetari Veljanoski potencoi se tash është koha që shtetet nga rajoni të shikojnë përpara dhe të bëhen anëtarë të plotfuqishëm të BE-së dhe të NATO-s. Për fat të keq, Republika e Maqedonisë për shkaqe të njohura nuk është pjesë e këtyre institucioneve edhe krahas reformave, sukseseve, tre raporteve pozitive të KE-së në periudhën gjashtëvjeçare në të cilën Republika e Maqedonisë ka status të kandidatit për anëtar në BE. Kryetari Veljanoski theksoi se Republika e Maqedonisë gëzohet për suksesin e fqinjëve të saj në rrugën drejtë BE-së dhe NATO-s, sepse anëtarësimi i të gjithë vendeve nga rajoni në BE do të jetë përfitim edhe për BE-në edhe për të gjithë anëtaret e saj.

më shumë...