E enjte, 23 dhjetor 2010
Mbledhja dyzetenëntë e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e djeshme të 49-të, si trup amë punues në lexim të parë i shqyrtoi :Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetin e bimëve, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për hedhurina dhe Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prodhime për mbrojtjen e bimëve.
Në mbledhjen e Komisionit, në cilësinë e përfaqësuesve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë morën pjesë z. Luço Dimovski, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe z. Zharko Erakoviç, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Ministri Dimovski e theksoi nevojën e miratimit të ligjeve, qëllimet që do t'i arrijnë dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjet.
Në diskutim për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetin e bimëve morën pjesë edhe deputeti z.Cvetan Tripunovski, i cili u ndërlidh në diskutimin e përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, duke potencuar qëllimin që do të arrihet me miratimin e Propozim-ligjit, dhe ajo është në sferën e politikës ndëshkuese dhe vendosjes së edukatës si preventiv për krijimin kushteve për ekonomizim sa më të mirë në atë sferë.
Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prodhime për mbrojtjen e bimëve morën pjesë edhe deputeti z. Nikolla Çurçiev, i cili e parashtroi pyetjen kush do ta kryen kontrollin fitopatologjik të paraparë në nenin 63-a, të Propozim-ligjit, për atë që përfaqësuesi i Qeverisë së RM-së në prononcimin tij theksoi se kontrollin e prodhimeve për mbrojtjen e bimëve do ta kryen inspektorati shtetëror.
Përfaqësuesi i Qeverisë, duke u përgjigjur pyetjes, sqaroi se në pajtim me dispozitat normative evropiane, parasheh në Inspektoratin Shtetëror të ketë persona nga të gjitha sferat e nevojshme dhe në Ligjin e propozuar inspektimin do ta bën Inspektorati Shtetëror, në përbërjen e si cilit do të ketë edhe fitopatolog, në të vërtet dhe Ligji i propozuar është në kuptim të harmonizimit të legjislacionit vendos me atë ndërkombëtar.
Pas përfundimit të debatit për Propozim-ligjet, Komisioni me shumicë të votave e miratoi këtë konkluzion:
Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetin e bimëve, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për hedhurina dhe Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prodhime për mbrojtjen e bimëve dhe vlerësoi se Propozim-ligjet janë të pranueshme dhe se duhet të jepen në lexim të mëtejmë.