E enjte, 09 dhjetor 2010
MBLEDHJA E PESËDHJETEKATËRTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE
Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e pesëdhjetekatërtë të mbajtur më 06 dhjetor 2010, e shqyrtoi
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelim të Agjencisë për përkrahjen e sipërmarrësisë në Republikën e Maqedonisë, leximi i dytë.
Kryetari i Komisionit Lubisav Ivanov Xingo, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë janë të parashtruara amendamente nga propozuesit e autorizuar.
Komisioni për Çështje Ekonomike, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelim të Agjencisë për përkrahjen e sipërmarrësish në Republikën e Maqedonisë, leximi i dytë,e përcjelli në procedurë të mëtejme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.