E enjte, 16 dhjetor 2010
Takim i kryetarit të Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Federatës Ruse, z.Lubisav Ivanov Xingo, me kryetarin e Komisionit për Çështje Ndërkombëtare, z.Konstaton Kocaçev
Takim i kryetarit të Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Federatës Ruse, z. Lubisav Ivanov Xingo, realizoi takim me delegacionin Dumës Shtetërore të Federatës Ruse të udhëhequr nga kryetari i Komisionit për Çështje Ndërkombëtare, z. Konstaton Kocaçev.
Në takim ishin të pranuar edhe anëtarët e Grupit të Deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Federatës Ruse z. Ivan Stoilkoviç, z. Nikolla Kotevski dhe znj.Cvetanka Ivanova.
Në prononcimin e tij hyrës kryetari, z. Lubisav Ivanov Zingo drejtoi përshëndetje delegacionit të Dumës Shtetërore të Federatës Ruse, duke i faleminderuar për përkrahjen që i jep Rusia Maqedonisë, duke pasur parasysh rolin e konsiderueshëm të cilën ajo e ka në skenën ndërkombëtare.
Kryetari z. Lubisav Ivanov Xingo i shprehu pikëpamjet e tyre dhe i vërejti lidhur me çështjet ekonomike ndërmjet dy shteteve, duke thekuar se ky lloj i bashkëpunimit duhet të shtohen dhe të thellohet në të ardhmen, veçanërisht në pjesën e industrisë së tekstilit ku Maqedonia ka arritje të mëdha, njëherit të kthehen pozicionet e industrisë ndërtimore në Federatën Ruse, duke apeluar me atë rast të jetë pranuar propozimi i protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Federatës Ruse për rritjen e tregtisë në pajtim me memorandumin për liberalizimin e tregtisë ndërmjet dy vendeve.
Kryetari i Komisionit për Çështje Ndërkombëtare të Dumës Shtetërore të Federatës Ruse, Z. Konstatin Kocaçev, theksoi se do t’i merr parasysh të gjitha vërejtjet e deklarara të cilët ishin theksuar në takim, njëherit edhe se personalisht do të angazhohet të ndihmoj në zbatimin e tyre.