E enjte, 1 dhjetor 2011
PJESËMARRJA E KOMITETIT PËR MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE NË SEMINAR
Delegacioni, i përbërë nga anëtarët e Komisionit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, i udhëhequr nga kryetarja e komitetit, znj. Ermira Mehmeti, do të jetë i pranishëm në seminarin e organizuar nga organizata joprofitabile gjermane "Kristijan Shvarc-Shilling", e cila në mënyrë të drejtpërdrejtë është e angazhuar në projektin CSSP për Maqedoninë.
Seminari do të mbahet më 2.12.2011 (të premten), në hotelin Arka, në Shkup, me temë "Lidershipi politik në kontekst të bashkëpunimit dhe dialogut ndërmjet bashkësive".