E enjte, 27 gusht 2009

FUSHATË KUNDËR NDRYSHIMEVE KLIMATIKE

Me mbështetjen e Komisionit për ekologji të Kuvendit parlamentar të Këshillit Evropian, dje në Londër filloi fushata kundër ndryshimeve klimatike, me titull “New Earth Deal”. Qëllimi i fushatës është që të nxitet sjellja e marrëveshjes për ndryshimet klimatike në Kopenhagë.



E mërkurë, 26 gusht 2009

KRYESIA E SUEDISË ME UE-në DO TA VIZITOJË PARLAMENTIN EVROPIAN

Ministri i Suedisë dhe persona zyrtarë prej 1 deri më 3 shtator, do ta vizitojnë Parlamentin e ri Evropian në Bruksel. Ata si përfaqësues të Kryesisë suedeze me UE-në, para Komisioneve të Parlamentit do t’i paraqesin prioritetet e vendit të tyre gjatë kohës së kryesimit me Unionin.



E martë, 18 gusht 2009, Strasburg

KRYETARI I KUVENDIT PARLAMENTAR TË KËSHILLIT EVROPIAN E DËNOI SULMIN TERRORIST NË NAZRAN

“Unë kategorikisht e dënoj sulmin e mbrëmshëm terrorist në Nazran, i cili vetëm do të sjellë pikëllim dhe zemërim të madh në këtë pjesë problematike të Evropës“ tha Luis Maria de Puç, Kryetar i Kuvendit Parlamentar të Këshillit Evropian“. Mendimet e mia janë me popullin, që ballafaqohet me dhimbje dhe fatkeqësi”.

Click