E enjte, 30 gusht 2012
MBLEDHJA E TRIDHJETESHTATË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET
Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e Tridhjeteshtatë të mbajtur sot, si trup punues amë e shqyrtoi:
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Drejtorinë Doganore - leximi II.
Duke pasur parasysh që në afatin e përcaktuar me Rregullore, për këtë Propozim-ligj nuk u parashtruan amendamente, Komisioni unanimisht konkludoi se nuk plotësohen kushtet për hartim të Propozim-ligjit të plotësuar dhe i propozon Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që ta shqyrtojë dhe miratojë ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Drejtorinë Doganore.