E premte, 29 janar 2010
MBLEDHJA E TRIDHJETEPESTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE
Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e sotme, si trup punues amë, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëri tregtare (leximi i dytë).
Në afatin e përcaktuar me Rregullore të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk u parashtruan amendamente nga propozues të autorizuar.
Komisioni njëzëri i propozoi Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ta miratoj Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëri tregtare.