E premte, 22 janar 2010
PUNËTORI NJËDITORE E FONDACIONIT VESTMINISTROR PËR DEMOKRACI NË KUVENDIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në kuadër të aktiviteteve për realizimin e projektit të përbashkët të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Fondacionit Vestministror për Demokraci, u realizua punëtori njëditore në temën Planifikim për aktivitete mbikëqyrëse dhe debate publike në komisionet parlamentare.
Pjesëmarrës në punëtori ishin koordinatorët e grupeve parlamentare, kryetarët e komisioneve të kuvendit , kryetari i Këshillit Buxhetor të Kuvendit, dhe z. Xhorxh Follks, lord në Parlamentin Britanik dhe deputet në Parlamentin e Skocisë dhe z. Mark Versalion, kryesues i Forumit për punë të jashtme të Partisë Konservative.
Aktiviteti kishte për qëllim prezantimin e përvojave britanike në pikëpamje të planifikimit dhe zbatimit të aktiviteteve mbikëqyrëse publike, shkëmbimin e mendimeve ndërmjet deputetëve maqedonas dhe miqve nga parlamenti britanik, si dhe miratimin e rekomandimeve konkrete dhe hapat e ardhshëm për gjithë atë që është e nevojshme që të ndërmerret dhe të bëhet dhe si në mënyrë plotësuese do të zhvilloheshin dhe përmirësoheshin praktikat mbikëqyrëse në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.