E mërkurë, 20 janar 2010
U THEMELUA KËSHILLI ADMINISTRATIV PËR TË DREJTAT E FËMIJËS
Sot, në bazë të Memorandumit për bashkëpunim i cili nënshkruhet, me rastin e 20 vjetorit të Konventës për të drejtat e fëmijëve, ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Fondit të Fëmijëve të Kombeve të Bashkuara (UNICEF), më 20 nëntor 2009, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë themelon Këshill Drejtues të Kuvendit për të drejtat e fëmijëve.
Me Këshillin kryeson kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, ndërsa në të marrin pjesë përfaqësues të UNICEF-it, të Zyrës së Avokatit të Popullit, nga ministritë, nga organizatat e pavarura dhe nga mediumet.
Në takim u bisedua për mënyrën e punës së ardhshme dhe programit për punë të këtij trupi të ri të themeluar.