E martë, 8 janar 2013
IRLANDA - KRYESUESE E RE ME KËSHILLIN E BE-SË
Stabiliteti, vendet e punës dhe zhvillimi do të jenë në fokusin e Kryesisë së Irlandës me Këshillin e Bashkimit Evropian, e cila startoi në fillim të vitit të ri.
Si prioritete të saj gjatë kryesimit gjashtëmujor, Irlanda veçoi:
- stabilitetin e përhershëm, duke filluar me përtëritjen e menaxhimit ekonomik në Evropë;
- papunësinë te të rinjtë;
- promovimin e ekonomisë digjitale dhe masat e orientuara drejt ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme;
- fokusi i potencialit të resurseve natyrore, si tokat dhe deti;
- avancimi i marrëveshjeve tregtare dhe mbajta e agjendës për zgjerim.
Irlanda e morri përsipër kryesimin e radhës nga Qiproja, ndërsa më 1 korrik të këtij viti, kryesimin do t'ia përcjell Lituanisë.
Përndryshe, në anëtarësimin 40 vjeçar të Irlandës në BE, kjo është hera e shtatë që ky vend kryeson me Këshillin e BE-së.