E mërkurë, 9 janar 2013
MBLEDHJA E DYZETEKATËRTË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI
Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e sotme të dyzetekatërtë, si trup punues amë, shqyrtoi ligjet në vijim:
- Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport të materieve të rrezikshme në komunikacionin rrugor dhe hekurudhor, leximi II;
- Propozim-ligji për autokampe - leximi II;
- Propozim-ligji për shitjen dhe dhënien me qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste të Republikës së Maqedonisë - leximi II;
- Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e natyrës - leximi II;
Kryetari i Komisionit, z.Rexhail Ismaili, i njoftoi deputetët se për këto Propozim-ligje në pajtim me afatin e përcaktuar me Rregulloren e punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente nga propozues të autorizuar.
Në pajtim me nenin 149 paragrafi 2 i Rregullores së punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji parashtroi një amendament për ndryshimin e nenit 37 paragrafi 1 i Ligjit për autokampe, me qëllim që të respektohet parimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të përfaqësuesve të komuniteteve në njësinë e Vetadministrimit Lokal në të cilën formohet autokamp.
Komisioni amendamentin e propozuar e miratoi me 6 vota "pro" dhe 1 votë "kundër".
Komisioni, pa diskutim konkludoi që këto Propozim-ligje të përcillen në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.