E enjte, 17 janar 2013
MBLEDHJA E DYZETEPESTË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI
Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e djeshme të Dyzetepestë, si trup punues amë, shqyrtoi:
1. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ujërat - leximi I;
2. Propozim-ligjin për marrëveshjet për transport në komunikacionin rrugor - leximi I;
3. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për komunikimet elektronike - leximi I;
4. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor - leximi II;
5. Vendimin e statutit për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Agjencisë për rregullimin e sektorit hekurudhor (faza e parë dhe e dytë);
6. Programin vjetor për punën e Agjencisë për komunikime elektronike për vitin 2013
Përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë e arsyetuan Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ujërat, Propozim-ligjin për marrëveshjet për transport në komunikacionin rrugor dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për komunikimet elektronike dhe theksuan nevojën për miratimin e ligjeve, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjet.
Për të tre Propozim-ligjet veçmas Komisioni njëzëri e miratoi Konkluzionin në vijim:
- Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji e shqyrtoi Propozim-ligjin në aspekt të nevojës për miratimin e ligjit, parimet mbi të cilat duhet të bazohet ligji, marrëdhëniet themelore që rregullohen me ligjin dhe mënyra në të cilën propozohet rregullimi i tyre dhe në pajtim me nenin 142, paragrafi 1 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe vlerësoi se Propozim-ligji është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm.
Sa i përket Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor, kryetari i Komisionit, z. Rexhail Ismaili, i njoftoj deputetët se në pajtim me afatin e përcaktuar me Rregulloren e punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente nga propozues të autorizuar.
Në bazë të nenit 149 paragrafi 2 i Rregullores së punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji parashtroi një Amendament, me qëllim liberalizimin e transportit të udhëtarëve në komunikacionin rrugor të brendshëm dhe ndërkombëtar, përkatësisht shmanget kufizimi i transportuesve të kenë më së paku dy automjete me 16+1 ulëse dhe propozohet që transportuesit që dëshirojnë të merren me transport të rrugëve të kenë më së paku një automjet me 8+1 ulëse në pronësi ose me marrëveshje për lizing.
Komiteti njëzëri e miratoi Amendamentin e propozuar dhe konkludoi që Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor leximi II, të përcillet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Komisioni e shqyrtoi edhe Vendimin e statutit për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Agjencisë për rregullimin e sektorit hekurudhor, bashkë me Mendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
Duke marrë parasysh se për Vendimin e Statutit, Qeveria dhe Komisioni nuk kishin vërejtje, Komisioni i propozoi Kuvendit të miratojë vendim për dhënien e pëlqimit për Vendimin e Statutit për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Agjencisë për rregullimin e sektorit hekurudhor.
Programin vjetor për punën e Agjencisë për komunikime elektronike për vitin 2013, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë, e arsyetoi z. Roberto Ordanovski, drejtor i Agjencisë për komunikime elektronike.
Ai i theksoi aktivitetet e programit të Agjencisë për komunikime elektronike në vitin 2013 të cilat në veçanti do të orientohen në finalizimin e projektit Digjitalizimi i komunikimeve elektronike dhe futja e "4G" sistemit, si dhe përfundimi i ndërtesës afariste të Agjencisë.
Drejtori Ordanovski sugjeroi se me Programin në vitin 2013 do të realizohen mjetet si të hyra të Agjencisë ekskluzivisht për aktivitetet dhe detyrat e Agjencisë, përveç 500 milion denarë të cilat do të dedikohen për finalizimin e projektit për digjitalizimin e TV sinjalit.
Komisioni me 6 vota "për" dhe 1 votë "i përmbajtur" e miratoi Konkluzionin në vijim:
- Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i propozon Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ta miratojë Konkluzionin në vijim:
1. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e shqyrtoi dhe miratoi Programin vjetor për punën e Agjencisë për komunikime elektronike për vitin 2013;
2. Ky konkluzion të dorëzohet te Agjencia për komunikime elektronike dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë.