E enjte, 17 janar 2013
MBLEDHJA E NJËZETEDYTË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 22-të të mbajtur sot, si trup punues amë në lexim të parë shqyrtoi:
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për verë;
- Propozim-ligjin për kooperativat bujqësore;
- Propozim-ligjin për ndryshmin dhe plotësimin e Ligjit për blegtori;
Në mbledhjen e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ishte i pranishëm, z.Zoran Konjanovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Zëvendësministri, z.Zoran Konjanovski, theksoi nevojën për miratimi e ligjeve, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjet.
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i shqyrtoi Propozim-ligjet e lartpërmendura dhe vlerësoi se janë të pranueshme dhe se duhet të jepen në lexim të mëtutjeshme.