E premte, 11 janar 2013
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME Z. LLUK SIMPKINS, DEPUTET FEDERAL I AUSTRALISË
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, duke shprehur kënaqësi për takimin, theksoi përshtypjet e tij pozitive nga vizita zyrtare në Australi. Kryetari Veljanoski theksoi se takimet do t'i përmirësojnë marrëdhëniet bilaterale, si dhe bashkëpunimin parlamentar me Australinë, të cilat në vazhdimësi shënojnë progres.
I dërguari, z.Simpkins, theksoi se është i entuziazmuar nga progresi dhe modernizimi i Kryeqytetit, dhe se ky është indikator i mirë për stabilitetin ekonomik.
Ai tregoi interes edhe për aspirimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë dhe ushqeu shpresë se bisedimet me ndërmjetësuesin Nimic do të jenë të frytshme.
Në takimin u diskutua edhe për komunitetin maqedonas që jeton në Australi, për të cilin z.Simpkins nënvizoi se ka kontribut në jetën shoqërore dhe sociale të Australisë. Ai shtoi se elektoratin e tij e përbëjnë më shumë se 1000 votues maqedonas.
Të dy palët këmbyen mendime rreth zgjedhjeve të ardhshme në Republikën e Maqedonisë, si dhe për zgjedhjet në Australi.
Në takimin, gjithashtu u diskutua edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Australisë.
Në diskutimin në veçanti u theksua zhvillimi i xehetarisë dhe gërmimi i lëndëve të para minerale në Republikën e Maqedonisë, meqë ekziston interesim i madh nga ana e kompanive të Australisë Perëndimore të cilat mund të investojnë në këtë sferë.