E mërkurë, 27 janar 2010, Parlamenti Evropian
U VOTUAN AMANDAMENTET E RAPORTIT PËR MAQEDONINË

Me 56 vota ‘’për’’, 5 ‘’të përmbajtur’’ dhe 5 ‘’kundër’’, Parlamenti Evropian sot i votoi amendamentet e Raportit për Maqedoninë, të parashtruara nga eurodeputeti dhe raportues slloven, z. Zoran Taler, me të cilat kërkohet që në mars të këtij viti vendi të merr datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në Unionin Evropian
Lexo më shumë
E enjte, 21 janar 2010
UE E SHPALLI VITIN 2010 PËR VIT TË LUFTËS KUNDËR VARFËRISË DHE PABARAZISË SOCIALE

Në ceremoninë zyrtare në Madrid, sot Komisioni Evropian dhe kryesimi spanjoll me Unionin Evropian, do ta shpallin vitin 2010 për vit të luftës kundër varfërisë dhe pabarazisë sociale, me moton ‘’Ta parandalojmë varfërinë tani!’’.
Lexo më shumë
E enjte, 21 janar 2010
NIKIFOROS DIJAMANDUROS – AVOKAT EVROPIAN I POPULLIT

Parlamenti Evropian e rizgjodhi z. Nikiforos Dijamanduros nga Greqia për avokat evropian i popullit deri më 2014, z. Dijamanduros, i cili është në këtë pozitë prej vitit 2003, e mori përkrahjen e 340 eurodeputetëve gjatë votimit të fshehtë të djeshëm në Strasburg. Dy kandidatët e tjerë për këtë funksion ishin z. Pjer Iv Mone nga Belgjika, i cili mori 289 vota dhe z. Vitorio Botoli nga Italia, për të cilin votuan 19 eurodeputetë.
Lexo më shumë
E martë, 12 janar 2010
EUROKOMESARËT NË DËGJIM PARA EURODEPUTETËVE

Njëzet e gjashtë kandidatët e rinj për komisarë, të zgjedhur nga kryetari i Komisionit Evropian, z. Zhoze Manuel Baroso, prej dje e deri më 19 janar do të dëgjohen nga deputetët në Parlamentin Evropian.
Lexo më shumë
E martë, 5 janar 2010
SPANJA-VENDI I PARË KRYESUES ME UE PAS HYRJES NË FUQI TË MARRËVESHJES SË LISBONËS

Nga fillimi i Vitit të Ri 2010, Suedia ia dorëzoi Spanjës kryesimin me rotacion me Unionin Evropian. Rimëkëmbja ekonomike, roli i UE-së në botë dhe të drejtat qytetare zënë vend qendror në programin e Spanjës, e cila si prioritet e theksoi përmbushjen e Marrëveshjes së Lisbonës
Lexo më shumë