E premte, 29 janar 2010
TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË TRAJKO VELJANOSKI ME AMBASADORIN E JASHTËZAKONSHËM DHE TË AUTORIZUAR TË REPUBLIKËS SË INDISË, SHKËLQESIA E TIJ DIVIAB MANÇANDA

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanovski e pranoi ambasadorin e porsaemëruar dhe të autorizuar të Republikës së Indisë në Republikën e Maqedonisë, Shkëlqesinë e tij Diviab Mançanda. Në takim kryetari Veljanovksi e shkrehu nevojën e përforcimit të bashkëpunimit me një vend mik të rëndësishëm, siç është Republika e Indisë dhe shprehu gatishmëri që si Kryetar i Kuvendit të ndihmojë në intensifikimin e të gjitha formave të bashkëpunimit parlamentar. "Me Republikën e Indisë kemi edhe diçka të përbashkët, ajo është Nënë Tereza e cila ka lindur në Shkup, ndërsa ka jetuar dhe punuar në Indi dhe sot është përvjetori i hapjes së shtëpisë së Nënë Terezës në Shkup", theksoi kryetari Veljanovski
Lexo më shumë
E premte, 29 janar 2010
TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI, ME AMBASADORIN E JASHTËZAKONSHËM DHE TË AUTORIZUAR TË REPUBLIKËS DEMOKRATIKE POPULLORE TË ALGJERISË, SH. E. HABIB SHAUKI HAMRUI

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, e pranoi ambasadorin e porsaemëruar dhe të autorizuar të Republikës Demokratike Popullore të Algjerisë në Republikën e Maqedonisë, SH. E. Habib Shauki Hamrui. Në takim kryetari Veljanoski e potencoi rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit parlamentar, si dhe të marrëdhënieve të përgjithshme politike ndërmjet dy shteteve, shprehu bindjen se me hapjen e ambasadave edhe në Republikën e Algjerisë edhe në Republikën e Maqedonisë do të krijohen më shumë mundësi për bashkëpunim, si në planin politik, ashtu edhe në atë ekonomik dhe e theksoi gatishmërinë e tij që në periudhën e ardhshme të realizojë takim me kryetarin e Parlamentit Algjerian
Lexo më shumë
E hënë, 25 janar 2010
DEKLERATË PËR MEDIET PAS TAKIMIT TË KRYETARIT TË KUVENDIT Z. TRAJKO VELJANOSKI ME AMBASADORIN E REPUBLIKËS SË POLONISË Z. KAROL BAHURA DHE KRYETAREN E BASHKËSISË HEBRAIKE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË ZNJ. BJANKA SUBOTIÇ

Takimi i sotëm me Shkëlqesinë e tij ambasadorin e Republikës së Polonisë dhe mikun tonë, z. Karol Bahura dhe kryetaren e Bashkësisë Hebraike në Republikën e Maqedonisë, znj. Bjanka Subotiç u mbajt me rastin e shënimit të 65 vjetorit të lirimit nga Kampi nazistë Aushfic, me çka në një farë mënyre shënohet edhe fundi i hollokaustit. Me atë rast, në Krakov më 26 dhe 27 të këtij muaji do të mbahet konferencë ndërkombëtare dedikuar hollokaustit, por edhe konferencë e promovimit të tolerancës dhe të dialogut si vlera me të cilat ndërtohet paqja.
Lexo më shumë
E premte, 22 janar 2010
TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, TRAJKO VELJANOSKI ME MINISTIRIN PËR PUNË EVROPIANE DHE NDËRKOMBËTARE TË REPUBLIKËS SË AUSTRISË MIHAEL SHPINDELEGER

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanovski realizoi takim me ministrin federal për punë evropiane dhe ndërkombëtare të Republikës së Austrisë Mihael Shpindeleger. Në takim Kryetari Veljanovski shprehu falënderim për vizitën e ministrit të Austrisë, e theksoi përkrahjen e Republikës së Austrisë për integrimet tona euroatlantike dhe e potencoi përgatitjen e Republikës së Maqedonisë për vazhdimin e reformave të cilat janë në agjendën e UE-së, si dhe vazhdimin e bisedimeve me Republikën e Greqisë rreth gjetjes së zgjidhjes e cila do të ishte e pranueshme nga të dyja palët.
Lexo më shumë
E premte, 22 janar 2010
KRYETARI I KUVENDIT Z. TRAJKO VELJANOVSKI E PRANOI LORDIN XHORXH FOLLKS NGA DHOMA E LORDËVE TË PARLAMENTIN BRITANIK DHE Z. MARK VERSALION NGA PARTIA KONZERVATIVE

Kryetari i Kuvendit, z. Trajko Veljanovski, sot, në kuadër të aktiviteteve për realizimin e projektit të përbashkët të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Fondacionit Vestministror për Demokraci, realizoi takim të përzemërt me lordin Xhorxh Follks nga Partia Laburiste në Dhomën e Lordëve të Parlamentit Britanik dhe me z. Mark Versalion, kryesues i Forumit për punë të jashtme të Partisë Konservative.
Lexo më shumë