E martë, 13 korrik 2010
MBLEDHJA E GJASHTËDHJETENËNTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET
Komisioni për Financim dhe Buxhet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, sot, në mbledhjen e tij të gjashtëdhjetenëntë, si trup punues amë e shqyrtoi propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar (me procedurë të shkurtuar).
Arsyetimin hyrës për ligjin e propozuar e bëri i autorizuari nga Qeveria, z. Borçe Smilevski. Ai theksoi se me ndryshimet propozohet vazhdimi i zbatimit të shkallës së privilegjuar tatimore prej 5% për qarkullimin dhe importimin e mekanizimit bujqësor deri në aderimin e Republikës së Maqedonisë në anëtarësimin në Unionin Evropian. Kjo masë është në funksion të nxitjes së zhvillimit të bujqësisë, me qëllim që të stimulohet furnizimi i mekanizimit bujqësor që do të kontribuojë për produktivitet më të madh në bujqësi.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme për prodhuesit bujqësorë individë të cilët nuk janë subjekte të regjistruara për qëllimet e tatimit mbi vlerën e shtuar dhe të cilët nuk kanë të drejtë të refuzimit të TVSH-së së paguar paraprakisht.
Nga shkaqet e përmendura, ndërsa për shkak të vazhdimësisë së zbatimit të shkallës së privilegjuar tatimore për qarkullimin dhe importimin e mekanizimit bujqësor, propozohet që ky ligj të zbatohet nga 1 korriku 2010.
Komisioni njëzëri përfundoi se në pajtim me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nuk janë plotësuar kushtet për përgatitjen e Propozim-ligjit të plotësuar dhe i propozon Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që ta shqyrtojë dhe ta miratojë ligjin për ndryshimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar.