E mërkurë, 14 korrik 2010
MBLEDHJA E TETËDHJETENJËTË E KOMISIONIT JURIDIK-LIGJVËNËS
Komisioni Juridik-Ligjvënës i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e tetëdhjetenjëtë të mbajtur më 13 korrik 2010, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar, me procedurë të shkurtuar.
Kryetarja e Komisionit z. Bllagorodna Duliq i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nuk janë parashtruar amendamente nga propozuesit e autorizuar.
Në debatin për Propozim-ligjin mori pjesë i autorizuari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z.Borçe Smilevski udhëheqës sektori në Ministrinë e Financave, i cili i arsyetoi shkaqet për miratimin e këtij ligji.
Komisioni Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar, me procedurë të shkurtuar e përcolli në procedurë të mëtejme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.