E mërkurë, 28 korrik 2010
UE POROSIT MAQEDONIA TË VAZHDOJ ME REFORMAT
Në takimin e shtatë të Këshillit për stabilizim dhe asocim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Unionit Evropian në Bruksel, ishin shqyrtuar ngjarjet kyçe lidhur me plotësimin e kritereve politike. Nga Republika e Maqedonisë ishte kërkuar të vazhdoj me reformat , lidhur me përmirësimin e dialogut politik, profesionalizimin e dialogut politik, profesionalizimin e administratës publike, pavarësinë e gjykatave, luftën kundër korrupsionit, përmirësimin në sferën e drejtave të njeriut dhe përmirësimin e biznes mjedisit.
Me takimin kryesonte, z. Stiven Vnakere, ministër i punëve të jashtme të Belgjikës i cili kryeson me UE, ndërsa mori pjesë edhe eurokomesari z. Shtefan File. Nga pala maqedonase, bashkëkryesues ishte ministri i punëve të jashtme z. Antonio Milloshovski , ndërsa morri pjesë edhe nënkryetari i qeverisë maqedonase për çështje evropiane z. Vasko Naumovksi, si dhe sekretari shtetëror për zbatimin e Marrëveshjes kornizë, z. Ilham Ismani. Në takim morri pjesë dhe përfaqësuesi special i UE-së dhe shef i delegacionit të UE-së në Republikën e Maqedonisë, z. Erfan Fuere.
Këshilli për AS potencoi se mënyra më e mirë për përforcimin e klimës politike është implementimi i tërësishëm i Ligjit për Kuvendin, përmes miratimit të Rregullores së re për punë dhe vazhdimin e takimeve formale koordinatave ndërmjet koordinatorëve të grupeve të deputetëve. Ishte theksuar rëndësia që të sigurohet dialogu konstruktiv ndërmjet faktorëve politik për arsye të zbatimit të mirëmbajtur të reformave kyçe dhe të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira miqësore ishin përmendur si pjesë qenësore në procesin e përparimit drejt UE-së.
Pala Maqedonase premtoi përkushtimin e Qeverisë në zbatimin e mëtutjeshëm efikas të reformave, me qëllim ngritjen e nivelit të kritereve dhe standardeve aderuese të UE-së në vend.
Ministri i punëve të jashtme , z. Milloshovski, shprehu kënaqësinë që Belgjika, si kryesuese e UE-së, do të kushtoj vëmendje rastit maqedonas dhe do të mundohet që ta ruaj nivelin solid të procesit të zgjerimit në UE.