E hënë, 19 korrik 2010
PJESËMARRJE E NËNKRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË. Z. JANI MAKRADULI NË KONFERENCËN E TRETË BOTËRORE TË SPIKERËVE TË PARLAMENTEVE
Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Jani Makraduli merr pjesë në konferencën e tretë botërore të spikerëve të parlamenteve e cila në organizim të Unionit Interparlamentar mbahet në Gjenevë prej 19 deri më 21 korrik 2010.
‘’Parlamentet në botë në krizë: Sigurimi i përgjegjësisë globale demokratike për të mirën e përbashkët të të gjithëve’’ është tema qendrore e konferencës.
Më tepër se 150 kryetarë të parlamenteve do të marrin pjesë në këtë konferencë të tretë botërore të spikerëve të parlamenteve, e cila mbahet në çdo pesë vite. Si përfaqësues më të lartë ligjvënës, ato në kuadër të debatit treditor do të mundohen të japin përgjigje kolektive për më tepër sfida të cilat përballet bota. Konferenca do të mbahet në OKB, në Gjenevë, ndërsa në hapje do të flasë sekretari i përgjithshëm të OKB-së, z. Ban Ki Mun.
Pritet konferenca të përfundoj me miratimin e Deklaratës.