E hënë, 30 korrik 2012
TAKIM I KRYETARIT VELJANOSKI ME Z. STEFAN XHOUNS, DEPUTET NGA TROBSKI, AUSTRALI DHE KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR AUSTRALIAN-MAQEDONAS
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, duke shprehur kënaqësi për takimin, ai i theksoi përshtypjet e tij nga vizita zyrtare e paradokohshme në Australi. Kryetari Veljanoski theksoi se takimet do t'i përmirësojnë marrëdhëniet bilaterale me Australinë, të cilët vazhdimisht shënojnë progres.
Në takimin u diskutua edhe për komunitetin maqedonas i cili jeton në Australi, për të cilin z.Xhouns shprehu falënderim për besnikërinë dhe kontributin e tyre në jetën shoqërore dhe sociale në Australi. Ai theksoi se elektoratin e tij e përbëjnë edhe votues maqedonas
Gjithashtu, u diskutua edhe për lehtësimin e regjimit të vizave për qytetarët e Republikës së Maqedonisë, gjë që është e rëndësishme për familjet dhe farefiset që jetojnë në Republikën e Maqedonisë.
Gjithashtu potencuan edhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Australisë.