E hënë, 2 korrik 2012
MBLEDHJA E PESËMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e 15-të, të mbajtur më 27 korrik 2012, si trup punues amë në lexim të dytë shqyrtoi:
1. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekonomi të ujërave;
2. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokë bujqësore;
3. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për peshkatari dhe akuakulturë;
4. Propozim-ligjin për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve.
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, si trup punues amë, në seancën e mbajtur më 27 qershor 2012 dhe Komisioni Juridik-Ligjvënës në mbledhjen e mbajtur më 28 qershor 2012 i shqyrtoi amendamentet e parashtruara për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ekonomi të ujërave.
Në Propozim-ligjin të plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekonomi të ujërave është inkorporur amendamenti i cili u miratua në mbledhjen e trupit punues amë, Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave dhe në Komisionin Juridik-Ligjvënës dhe atë:
- Amendament për shlyerjen e nenit 7 të parashtruar nga deputetët Borçe Stavrov, Pançe Orcev, Save Maraçkov dhe Lençe Nikollovska me numër arkivor 07-2771/7.
Në mbledhjen e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ishte i pranishëm z. Zoran Konjanovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Kryetari i Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, janë parashtruar gjithsej dy amendamente për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokë bujqësore.
Në debatin për amendamentet morën pjesë deputetët: z. Borçe Stavrov, z.Vanço Apostollov, z. Malisha Stankoviq dhe zëvendësministri z. Zoran Konjanovski.
Komisioni nuk i miratoi amendamentet e parashtruara.
Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për peshkatari dhe akuakulturë, kryetari i Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i njoftoi deputetët se nuk janë parashtruar amendamente në afatin e përcaktuar me Rregulloren e punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Kryetari i Komisionit i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente për Propozim-ligjin për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve.
Në bazë të nenit 149 paragrafi 2 i Rregullores së punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni parashtroi dhe shqyrtoi tetë amendamente.
Në debatin për amendamentet morën pjesë deputetët: z. Malisha Stankoviq dhe z. Pançe Orcev.
Komisioni njëzëri i miratoi 8 amendamentet e propozuara.
Pas debatit, Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave konkludoi që: Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokë bujqësore; Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për peshkatari dhe akuakulturë dhe Propozim-ligji për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve të përcillet në procedurë të mëtejmë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.