E martë, 23 korrik 2012
MBLEDHJA E TRIDHJETEKATËR E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI
Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e tridhjetekatër, të mbajtur me datën 19 korrik 2012, si trup punues amë në lexim të parë shqyrtoi:
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mjedis jetësor;
- Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për komunikime elektronike;
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim me hedhurina;
- Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për transformim të Ndërmarrjes publike për menaxhim me hapësirë banesore dhe afariste të Republikës së Maqedonisë, të parashtruar nga deputeti Ivon Veliçkovski;
- Propozim-ligj për shfuqizimin e Ligjit për sigurimin e mjeteve për financimin e programit për ndërtimin e hekurudhës Kumanovë-Belljakovce-Kriva Pallanka - Deve Bair (kufi me Republikën e Bulgarisë);
Ne mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesve të Qeverise së Republikës së Maqedonisë ishin të pranishëm: z.Abdulakim Ademi, ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor; znj.Marta Tomovska, zëvendësministre e Shoqërisë Informatike dhe Administratës; z.Tahir Hani, zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve, si dhe deputeti z.Ivon Veliçkovski.
Në arsyetimin e Propozim-ligjeve, përfaqësuesit e Qeverisë e theksuan nevojën për miratimin e ligjeve, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjet.
Në diskutimin për Propozim-ligjet morën pjesë deputetët: z. Pançe Orcev, z. Gazmend Aliji, z.Bllagoja Stojanovski dhe z.Borçe Stavrov.
Në fund të debatit, Komisioni i miratoi konkluzionet në vijim:
- Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i shqyrtoi Propozim-ligjet në aspekt të nevojës për miratimin e ligjit, parimeve mbi të cilat duhet të bazohet ligji, marrëdhënieve themelore që rregullohen me ligjin dhe mënyrës në të cilin propozohet rregullimi i tyre dhe në pajtim me nenin 142, paragrafi 1 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe vlerësoi se Propozim-ligjet janë të pranueshëm dhe se duhet të jepen në lexim të mëtutjeshëm.
Komisioni pa diskutim me 6 vota "kundër" nuk e miratoi konkluzionin në vijim:
- Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshmin e Ligjit për transformim të Ndërmarrjes publike për menaxhim me hapësirë banesore dhe afariste të Republikës së Maqedonisë, të parashtruar nga deputeti Ivon Veliçkovski - leximi i I në aspekt të nevojës për miratimin e ligjit, parimeve mbi të cilat duhet të bazohet ligji, marrëdhënieve themelore që rregullohen me ligjin dhe mënyrës në të cilën propozohet rregullimi i tyre dhe në pajtim me nenin 142, paragrafi 1 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe vlerësoi se Propozim-ligji është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm.