E mërkurë, 9 korrik 2009
UE-ja ZYRTARISHT E PËRKRAHU KANDIDATURËN E ZHOZE MANUEL BAROSO
Vendet e Unionit Evropian, sot zyrtarisht e përkrahën kandidaturën e z. Zhoze Manuel Baroso, për kryetar të Komisionit Evropian. Asnjëra nga 27-të vendet anëtare te UE-së nuk kundërshtoi për mandatin e dytë pesëvjeçar të z. Baroso, dhe mbetet emërimi i tij të vërtetohet nga Parlamenti Evropian.
- Tani njëzëshëm e kemi emërimin formal për Zhoze Manuel Baroso, nga të gjithë kryetarët e shteteve dhe qeverive, deklaroi kryeministri i Suedisë Fredrik Rejnfeld, vend i të cilit në fillim te këtij muaji e mori kryesimin me Unionin Evropian.
Kryeministri i përparshëm portugez, është kandidati i vetëm për njeriun e parë të Komisionit, por i nevojitet përkrahje prej Parlamentit, si dhe nga qeveritë e UE-së.