E enjte, 21 korrik 2011
KOMISIONI PËR SISTEM POLITIK DHE MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE
Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e mbajtur më 18 korrik 2011, si trup punues amë, e shqyrtoi:
- Raportin vjetor për punën e Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale për vitin 2010
- Raportin e arsyetoi drejtori i Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale z. Dimitar Georgjievski.
Në debatin për Raportin vjetor për punën e Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale për vitin 2010 morën pjesë deputetët: Z. Gordan Gjeorgiev, Z. Erdogan Saraç, Z. Kenan Hasipi dhe Znj. Vesna Bendevska.
Në bazë të debatit, Komisioni konkludoi që t'i propozojë Kuvendit ta miratoj këtë Konkluzion:
Kuvendi e miratoi Raportin vjetor për punën e Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale për vitin 2010
Ky Konkluzion, së bashku me raportin e Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive të dorëzohet për Drejtorinë për mbrojtjen e të dhënave personale dhe Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.