E mërkurë, 13 korrik 2011
MBLEDHJA E PARË E KOMISIONIT PËR MBROJTJE DHE SIGURI
Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotshme të parë, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-vendimin për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor në Afganistan në përbërje të Shkollës për polici ushtarake në kornizat e misionit NATO për trajnim në Afganistan (NTM-A).
Nevojën e miratimit të Vendimit, e arsyetoi ministri i Mbrojtjes, Z. Zoran Konjanovski.
Me vendimin propozohet dërgimi i tre pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë për periudhën prej gjashtë muajve, nga shtatori 2011 deri në shkurt 2012.
Kjo do të paraqet rotacionin e parë në përbërje të Shkollës për polici ushtarake në kornizat e misionit NATO. Shpenzimet financiare të të tre pjesëmarrësve në këtë shkollë, do të mbulohen nga Ministria e Mbrojtjes.
Pas përfundimit të debatit, Komisioni njëzëri i propozoi Kuvendit që ta shqyrtojë dhe miratojë Propozim-vendimin për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor në Afganistan në përbërje të Shkollës për polici ushtarake në kornizat e misionit NATO për trajnim në Afganistan (NTM-A) në tekstin e propozuar.