E martë, 23 korrik 2013

DEBAT MBIKËQYRËS ME TEMË "SHFRYTËZIMI I FONDEVE NGA INSTRUMENTI PËR NDIHMË PARAADERUESE - IPA NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË"

Vazhdimi i parë i mbledhjes së 42-të të Komisionit për Çështje Evropiane, kushtuar debatit mbikëqyrës me temë "Shfrytëzimi i fondeve nga instrumenti për ndihmë paraaderuese - IPA në Republikën e Maqedonisë", do të mbahet më 26 korrik 2013, me fillim nga ora 11:00, në Sallën "Boris Trajkovski", në godinën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.



E premte, 5 korrik 2013

PJESËMARRJA NË KONFERENCËN E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE TË VENDEVE-ANËTARE TË BASHKIMIT EVROPIAN DHE TË VENDEVE-KANDIDATE-KOSAK

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Hajrulla Misini nga 7 deri 8 korrik në Villnus, Republika e Lituanisë, do të marrë pjesë në Konferencën e Komisioneve për Çështje Evropiane të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropiane dhe të vendeve-kandidate-KOSAK.



E martë, 2 korrik 2013

PJESËMARRJA E DELEGACIONIT TË KUVENDIT NË MBLEDHJEN PARLAMENTARE TË KOMUNITETIT ENERGJETIK NË VJENË

Me ftesë të Sekretariatit të Komunitetit Energjetik dhe Këshillit Rajonal për Bashkëpunim me delegacionin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje, znj.Vlladanka Aviroviq, z. Dragan Cuklev, z. Rexhail Ismaili dhe z. Nikollçe Acevski, do të marrë pjesë në mbledhjen e parë të deputetëve nga vendet pjesëmarrëse dhe miq të Komunitetit Energjetik, që u mbajt dje ne Sekretariatin e Bashkësisë Energjetike në Vjenë, Austri. 

Click