E hënë, 8 korrik 2013
HOLANDA SI VEND MIK ME PËRKRAHJE TË VAZHDUESHME PËR MAQEDONINË
Këshilli Nacional për Eurointegrime dhe Komisioni për Çështje Evropiane në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot realizuan takim me Delegacionin e Komisionit për Çështje Evropiane të Parlamentit të Holandës.
Në takimin ishin të pranishëm: z. Nexhati Jakupi, zëvendëskryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, znj.sillvana Boneva, nënkryetare e Këshillit Nacional për Eurointegrime, z. Antonio Milloshoski, znj. Vlladanka Aviroviq, z. Safet Bishevac, z. Pavle Trajanov, znj.Suzana Saliu, z. Kenan Hasipi dhe z. Mihajllo Xhollonga.
Zëvendëskryetari Jakupi në fjalimin e tij hyrës, duke u dëshiruar mirëseardhje mysafirëve, u falënderua për përkrahjen e vazhdueshme të cilën Holanda si vend mik ia jep Republikës së Maqedonisë në kuadër të rrugës eurointegruese, si dhe për angazhimin për avancimin e bashkëpunimit parlamentar ndërmjet të dyja komisioneve.
Njëkohësisht, në kuadër të bashkëpunimit ekonomik, z. Jakupi e theksoi formimin e vjetëm të Dhomës Ekonomike Maqedonase-Holandeze, ku si themelues paraqiten rreth pesëdhjetë firma maqedonase.
Anëtari i Komisionit për Çështje Evropiane i Parlamentit të Holandas, z. Aleksandar Peçtolld, shprehu interesim në lidhje me çështjet për progresin e sundimit të së drejtës te minoritetet, të drejtat e njeriut, ngjarjet e 24 dhjetorit dhe sulmin e paradokohshëm të qendrës LGBT, si dhe gjendjen në mediat, për të cilat të pranishmit këmbyen mendime.
Në takimin morën pjesë edhe deputetët: znj.Sillvana Boneva, z. Kenan Hasipi, z. Safet Bishevac, z. Antonio Milloshoski dhe znj. Suzana Saliu.
Gjithashtu, u theksua se Republika e Maqedonisë vazhdon edhe më tutje t'i mirëmbajë marrëdhëniet e mira fqinjësore, duke bërë përpjekje për gjetjen e zgjidhjes së çështjes së emrit dhe i është përkushtuar procesit eurointegrues si faktor më i fuqishëm koheziv në shoqërinë multietnike maqedonase.