E mërkurë, 3 korrik 2013
MBLEDHJA E SHTATËDHJETË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET
Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e shtatëdhjetë, të mbajtur dje, si trup punues amë, në lexim të dytë, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për emetimin e obligacioneve të Republikës së Maqedonisë për denacionalizim.
Kryetari i Komisionit, z. Marjanço Nikollov, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për Propozim-ligjin nuk janë parashtruar amendamente nga propozues të autorizuar.
Komisioni e përcolli Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për emetimin e obligacioneve të Republikës së Maqedonisë për denacionalizim në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.