E mërkurë, 10 korrik 2013
MBLEDHJA E TRIDHJETEKATËRTË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të 34-të, si trup punues amë, në procedurë urgjente, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për duhan dhe prodhime të duhanit.
Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishin të pranishëm z. Zoran Konjanovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Në afatin e caktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk u parashtruan amendamente për Propozim-ligjin.
Komisioni konkludoi që Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për duhan dhe prodhime të duhanit të përcillet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.