E martë, 5 korrik 2011
KRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN E HAPI SEANCËN PLENARE NË STRASBURG
Në hapjen e seancës plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg, e cila do të zgjas prej 4-7 korrik, Kryetari i Parlamentit, Z. Jerzhi Buzek, e përshëndeti fillimin e kryesimit gjashtëmujor polak me Bashkimin Evropian.
Kryesimi polak startoi më 1 korrik, qëkur ky vend e mori rolin e kryesuesit të mëparshëm - Hungarisë, ndërsa në këtë pozicion do të jetë deri në fund të këtij viti.
Kryetari i Parlamentit Evropian, gjithashtu foli edhe për referendumin e paradokohshëm në Maroko, për demonstratat në Bjellorusi, gjatë të cilave u burgosën disa protestues, si edhe për vdekjen e dy anëtarëve të shquar të Parlamentit Evropian, Z. Oto Von Habsburg dhe Z. Jan Kullakovski.
Sa i përket ditës së sotme të seancës, eurodeputetët duhet t’i zgjedhin dy zëvendëskryetarët e rinj të Parlamentit Evropian.