E martë, 24 korrik 2012
VENDOSJA E KURORËS ME LULE TË FRESKËTA PARA PËRMENDORES SË VIKTIMAVE NGA TËRMETI
Me rastin e shënimit të 49 vjetorit nga tërmeti katastrofal në Shkup, Delegacioni i Kuvendit, e udhëhequr nga z.Jani Makraduli, nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, më 26 korrik 2012, (e enjte), në ora 10.00 do të vendosë kurorë me lule të freskëta para përmendores së viktimave nga tërmeti
Lexo më shumë
E martë, 23 korrik 2012
VIZITË STUDIMORE NË UASHINGTON
Me ftesë të Partneritetit demokratik të Kongresit të SHBA-së (HFP), e në bashkëpunim me Institutin demokratik nacional (NDI) dhe Institutin republikan ndërkombëtar (IRI), në periudhën prej 23 deri 27 korrik 2012 do të realizohet vizitë studimore në Uashington, SHBA, e dedikuar për parlamentarë nga më shumë vende në botë. Nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në këtë vizitë studimore do të marrin pjesë deputetët: Ilija Dimovski, Aleksandar Spasenovski, Cvetanka Ivanova, Lençe Nikollovska, Marjanço Nikollov dhe Rexhail Ismaili
Lexo më shumë
E premte, 6 korrik 2012
PJESËMARRJA E DEPUTETIT HAJRULLA MISINI NË MBLEDHJEN E KOMISIONEVE PËR ÇËSHTJE EVROPIANE
Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Hajrulla Misini nga 8 deri 9 korrik 2012, do të merr pjesë në takimin përgatitor të Komisioneve për Çështje Evropiane të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian - KOSAK.
Lexo më shumë
E mërkurë, 4 korrik 2012
PJESËMARRJA E DELEGACIONIT TË KUVENDIT NË SESIONIN VJETOR TË 21 TË ASAMBLESË PARLAMENTARE TË OSBE-së
Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së në përbërje me: znj.Ana Pavllovska Daneva, shef i delegacionit, z. Vlladimir Gjorgjev dhe z. Ziadin Sela, anëtarë të delegacionit, do të marrin pjesë në Sesionin vjetor të 21 të Asamblesë parlamentare të OSBE-së (AP e OSBE-së), që do të mbahet nga 4 deri 9 korriku 2012 në Monako
Lexo më shumë