E martë, 22 maj 2012
LETËR FALËNDERIMI DËRGUAR KRYETARIT VELJANOSKI NGA ANA E VLLAHËVE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË


Me rastin e Ditës nacionale të Vllahëve - 23 Maj, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, realizoi takim me përfaqësuesit e komunitetit të Vllahëve në Republikën e Maqedonisë, duke ua uruar festën.
Kryetari Veljanoski potencoi se kontributi i komuniteteve të ndryshme etnike në Republikën e Maqedonisë është i madh dhe i rëndësishëm. Meritë për këtë ka edhe komuniteti etnik i vllahëve, të cilët nëpërmjet kulturës, zellshmërisë, traditës dhe historisë së tyre e ndërtojnë zhvillimin tonë dinamik në shtetin demokratik.
Përfaqësuesit e komunitetit të Vllahëve në Republikën e Maqedonisë, kryetarit Trajko Veljanoski i dorëzuan letër falënderimi për kontributin e tij në periudhën e kaluar.