E mërkurë, 2 maj 2012
MBLEDHJA E DYMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR ARSIM, SHKENCË DHE SPORT
Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 12-të, të mbajtur më 30 prill 2012, si trup punues amë, me procedurë të shkurtuar e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Akademinë maqedonase të shkencave dhe arteve.
Në afatin e përcaktuar me Rregulloren e punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk u parashtruan amendamente nga propozues të autorizuar.
Komisioni këtë Propozim-ligj e përcolli në procedurë të mëtejmë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.