E mërkurë, 9 maj 2012
MBLEDHJA E NJËZETESHTATË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI
Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e njëzeteshtatë, të mbajtur më 7 maj 2012, si trup punues amë, shqyrtoi:
- Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për shërbime postare - leximi I, i parashtruar nga deputeti Izet Zeqiri;
- Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për komunikime elektronike - leximi I, i parashtruar nga deputeti Izet Zeqiri.
Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të propozuesit, ligjet i arsyetoi deputeti Izet Zeqiri, duke potencuar nevojën për miratimin e ligjeve, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjet.
Në diskutimin për Propozim-ligjet morën pjesë deputetët: z. Bllagoja Stojanovski, znj.Ane Llashkoska, z. Jani Makraduli, z. Bllagoja Stojanovski, z. Pavle Sazdov dhe znj.Biljana Kazanxhiska.
Në fund të debatit, Komisioni vlerësoi se Propozim-ligjet nuk janë të pranueshme dhe se nuk duhet të jepen në lexim të mëtejmë.