E mërkurë, 23 maj 2012
MBLEDHJA E SHTATËMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME
Komisioni për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 17-të, të mbajtur dje, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit Federativ Zviceran për marrjen e personave të cilat qëndrojnë pa leje.
Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të të autorizuarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm z. Goran Stevçevski, këshilltar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, i cili e arsyetoi Propozim-ligjin.
Me kërkesë të deputetit Antonio Milloshoski për sqarim plotësues, z. Stevçevski theksoi se Republika e Maqedonisë ka lidhë marrëveshje me BE-në për plotësimin e riadmisionit dhe ka nënshkruar protokolle me shtetet anëtare, megjithatë marrëveshje të veçantë me Zvicrën lidhet për shkak se ajo nuk është anëtare e BE-së.
Në bazë të debatit, Komisioni njëzëri konkludoi t'i propozojë Kuvendit ta miratojë këtë Propozim-ligj.