KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E martë, 5 maj 2009

60-VJETORI I KËSHILLIT TË EVROPËS

Me rastin e 60 vjetorit të formimit të Këshillit të Evropës, sekretari i përgjithshëm i KPKE Teri Dejvis, kryetarja Luj Marija de Puç dhe kryesuesi i Komitetit të Ministrave Miguel Anhell Moratinos dhanë deklaratë të përbashkët në të cilën theksuan se Këshilli i Evropës ka ndihmuar në pajtimin e kontinentit me dekada të ndarjeve ideologjike.

Në gjashtë dekadat e ekzistimit të Këshillit, është krijuar Gjykata Evropiane, është abroguar dënimi me vdekje në Kontinentin e Vjetër dhe janë  nënshkruar më tepër se dyqind marrëveshje ndërkombëtare për mbrojtjen dhe zgjerimin e vlerave të demokracisë, e të drejtave të njeriut dhe sundimi i së drejtës.

Prej vitit 1949, e deri më sot, Këshilli i Evropës kujdeset për promovimin e tolerancës, dialogut dhe mirëkuptimit midis njerëzve dhe lufton kundër terrorizmit, krimit të organizuar, tregtisë ilegale me njerëz, eksploatimit seksual të fëmijëve, kiber-kriminalitetit, dhunës kundër grave dhe kërcënimeve të tjera kundër shoqërisë.

a

Na ndiqni në:

Click