E martë, 5 maj 2009, Strasburg
EUROPARLAMENTI PËR MBROJTJEN E KAFSHËVE
Sesioni plenar i Parlamentit Evropian në Strasburg, i cili do të zgjasë prej 4 deri më 7 maj, filloi me ekspozenë e kryetarit të Parlamentit Hans-Gert Petering, i cili shënoi përfundimin e pesë viteve nga zgjerimi më i madh, më 1 maj 2004, kur Evropës së Bashkuar iu bashkuan dhjetë shtete të reja nga Evropa Qendrore, Lindore dhe Mesdheu. Eurodeputetët e shqyrtuan Propozimin për mbrojtjen e kafshëve dhe sjelljen humane ndaj tyre. Ajo për të cilën angazhohen është për shkaqe etike që shfrytëzimi i kafshëve për eksperimente shkencore të kufizohet, të gjitha vuajtjet e mundshme të mënjanohen ose zvogëlohen deri në minimum, kurse shfrytëzimi i llojeve të rrezikuara të ndalohet.
Në vazhdim të Mbledhjes, eurodeputetët do të votojnë për masat për grumbullimin dhe riciklimin e avullit të benzinës gjatë mbushjes së lëndës djegëse në automjetet, në pikat е karburantit, me qëllim që të pengohen efektet e dëmshme mbi njerëzit dhe mjedisin.
Teknologjia për pengimin e këtillë për të gjitha pikat е karburantit do të bëhet e detyrueshme prej 1 janari 2012, e të gjitha pikat е karburantit do të duhet ta instalojnë sistemin deri më vitin 2018.