E martë, 12 maj 2009
FILLOI FUSHATA PËR ZGJEDHJET EVROPIANE
Thuajse një muaj para zgjedhjeve evropiane 2009-2014, me moto ”Ju vendosni çfarë do të jenë lajmet e nesërme!”, filloi fushata e Parlamentit Evropian. Zgjedhjet e sivjetme për Europarlamentin janë caktuar për më 17 qershor, kur 375 milion qytetarë të Kontinentit të vjetër do të mund ta realizojnë të drejtën e tyre, t’i zgjedhin 736 eurodeputetët e ardhshëm.
Parlamenti evropian është organi i vetëm i Bashkimit evropian i zgjedhur nëpërmjet zgjedhjeve. Anëtarët e tij zgjidhen çdo pesë vjet në 27 vende – anëtare të Bashkimit Evropian.
Fushata për zgjedhjet që pritet të mbahen, filloi me tregimin e video klipit të Europarlamentit të 34 versioneve gjuhësore, me qëllim që të rritet informimi i qytetarëve, gjegjësisht masa votuese dhe të tregohet se pse zgjedhjet kanë rol të rëndësishëm në jetën e çdo qytetari evropian.
Fushata komunikative e Europarlamentit për zgjedhjet kyçet në rrjetin global. Janë vënë faqe dhe profile të specializuara të Paralmentit në rrjetet sociale, veçanërisht My Space, Facebook, YUTube dhe Flickr.