E martë, 26 maj 2009
SHTATË GRUPE PARLAMENTARE NË PARLAMENTIN EVROPIAN
Në vigjilje të zgjedhjeve evropiane, deputetët e Parlamentit Evropian u ndanë në shtatë grupe, jo në baza kombëtare por në politike. Grupet përbëhen nga anëtarë të vendeve të ndryshme anëtare, të cilat ndajnë principe ideologjike dhe pozita politike të njëjta.
Shtatë grupet politike janë:
- Partia Popullore Evropiane (demokristianët demokratë) dhe demokratët evropianë
- Grupi Socialist në Parlamentin Evropian
- Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës
- Lidhja e Kombeve të Evropës
- Aleanca e Gjelbër e Lirë Evropiane
- Grupi Konfederativ i së Majtës së Bashkuar Evropiane – E majta e Gjelbër Veriore
- Grupi Pavarësia dhe Demokracia
Ka edhe disa eurodeputetë, të cilët nuk i takojnë asnjë grupi politik, përkatësisht janë të pavarur.