E mërkurë, 29 maj 2013
ESTONIA E PËRKRAH MAQEDONINË NË RRUGËN DREJT ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN
Kryetarja e Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për Bashkëpunim me Parlamentet e Vendeve Baltike, znj.Liljana Popovska dhe anëtarët e Grupit, znj.Deshira Imeri dhe z. Emilian Stankoviq, u takuan me Delegacionin e Komisionit për Çështje Evropiane të Parlamentit të Estonisë.
Delegacioni estonez u kryesua nga z. Arto As, kryetar i Komisionit, ndërsa në përbërje të tij ishin edhe anëtarët: z. Mart Nut, znj.Ester Tuikso dhe z. Ranar Vasilev. Delegacioni u shoqërua nga SH.T. Art Hilpus, ambasador i Estonisë për Republikën e Maqedonisë.
Në fillim të takimit, deputetët maqedonas shprehën kënaqësi nga interesi dhe vizita, duke theksuar se interesi i tillë do të kontribuojë në përforcimin e bashkëpunimit parlamentar ndërmjet të dyja vendeve. Ato shprehën falënderim për përkrahjen e Estonisë ndaj Maqedonisë në procesin eurointegrues.
Kryetarja e Grupit parlamentar, znj. Popovska, në veçanti shprehu falënderim për Rezolutën të cilën bashkërisht e miratuan në Parlamentet e të tre vendeve baltike, Estonia, Letonia dhe Lituania, në të cilën thuhet qartë që negociatat e Republikës së Maqedonisë me Bashkimin Evropian të fillojnë menjëherë, pavarësisht kontestit të pazgjidhur të emrit me Republikën e Greqisë.
Znj. Popovska theksoi se integrimi i një vendi nuk duhet të pengohet nëse ai realizon reforma dhe merr raporte pozitive, dhe është principiele dhe reale që Republika e Maqedonisë t'i fillojë negociatat për anëtarësim në BE. Çështja e emrit është e palogjikshme dhe absurde, veçanërisht sepse e prek identitetin.
Ai theksoi se qytetarët maqedonas në përqindje të madhe japin përkrahje për aderim në BE dhe NATO, por prolongimi i vazhdueshëm rezulton në dëshpërim.
Shefi i Delegacionit estonez, z. Arto As, nënvizoi se megjithëse ka marrëdhënie të mira ndërmjet të dyja vendeve, qytetarët nuk njihen mirë, ka mungesë informatash ndërmjet tyre, si pasoje e vizitave të rralla dhe marrëdhënieve ekonomike modeste.
Bashkëbiseduesit folën edhe për gjendjen ekonomike në të dyja vendet, si dhe për çështjen e zvogëlimit të numrit të popullatës dhe çështjen e emigrimit të tyre në vende tjera.