E hënë, 20 maj 2013
MBLEDHJA E TRIDHJETË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të 30-të, si trup punues amë, në lexim të dytë, shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokë bujqësore dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pyjet.
Në mbledhjen, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm z. Zoran Konjanovski, zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Kryetari i Komisionit, znj.Lençe Nikollovska, i njoftoi deputetët se në afatin e caktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente për Propozim-ligjet.
Pas debatit, Komisioni konkludoi që Propozim-ligjet të përcillen në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.