E mërkurë, 22 maj 2013
RAPORTI PËR MAQEDONINË PARA EURODEPUTETËVE
Sot pasdite, Parlamenti Evropian, në kuadër të seancës plenare në Strazburg, do të debatojë lidhur me Raportin për progresin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2012, ndërsa votimi për të do të bëhet të nesërmen.
Në tekstin e propozuar, të përpiluar nga raportuesi për vendin tonë, eurodeputeti Riçard Hovit, bën thirrje që Kryesimi irlandez me Këshillin e BE-së të zhvillojë diplomaci intensive në mënyrë që të arrihet rezultat i kënaqshëm dhe vendim për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë para fundit të muajit të ardhshëm.
Më 8 prill të këtij viti, Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit të Evropës e votoi Rezolutën për progresin e Republikës së Maqedonisë, me 39 vota "pro" dhe 13 vota "kundër", ku nga gjithsej 203 amendamente të propozuara u miratuan 20 amendamente kompromise dhe 50 amendamente tjera.