E hënë, 10 maj 2010
MAQEDONIA PARA NDËRMARRJES SË KRYESISË ME KOMITETIN E MINISTRAVE DHE KËSHILLIT TË EVROPËS
Nesër, më 11 maj , Republika e Maqedonisë do ta ndërmarrë kryesinë me Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës për gjashtë muajt e ardhshëm. Kjo do të ndodh në Strasburg në fund të takimit të ministrave për Punë të Jashtme të vendeve-anëtare të Këshillit të Evropës.
Me takimin do të kryesojë shefja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës, znj.Mishellin Kallmi-Rej, e cila do ta paraqesë raportin për arritjen e vendit të saj gjatë kryesimit në gjashtë muajt e fundit, përderisa ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë , z. Antonio Milloshovski, do t'i paraqesë prioritetet e programit të Republikës së Maqedonisë.
Logoja zyrtare me të cilën do të kryesojë vendi ynë është ''Kryesia maqedonase 2010'', e cila u promovua më 5 maj.
Përndryshe, në rendin e ditës së takimit do të gjenden këto pika: Përcjellja e konfederatës në nivel të lartë për të ardhmen e Gjykatës Evropiane për Të Drejtat e Njeriut , masat e ndërmarra nga ana e Këshillit të Evropës pas konfliktit të Gruzisë, marrëdhëniet ndërmjet Këshillit të Evropës dhe Unionit Evropian dhe procesi i reformave të Këshillit të Evropës dhe roli i tij strategjik dhe përgjegjësia.